Mirë se vini në evroenergie

Navigimi i shpejtë

Partneri juaj për rajonin në zhvillim - Evropa Juglindore
Shërbime konsulente dhe Nearshore - Outsourcing

evroenergie L.L.C. me seli në Prishtinë, Kosovë, si partner i pavarur ofron një portfolio të gjërë të shërbimeve mbështetëse me vlerë për ekonominë energjetike dhe më gjërë. Ne posedojmë ekspertizë të shkëlqyeshme dhe përvojë në implementimin e projekteve duke u bazuar në direktivat dhe standardet evropiane.

Ne ofrojmë shërbime konsulente të sigurta me cilësi të lartë lidhur me temat kyqe të ekonomisë energjetike në Evropën Juglindore, si: siguria e furnizimit me energji, zgjerimi i rrjetit, kursimet e energjisë, investimet dhe zhvillimi i projekteve në lidhje me prodhimin e energjisë konvencionale dhe asaj të rinovueshme, zbatimi i angazhimeve të liberalizimit të tregut energjetik si dhe studime mbi fushën e ekonomisë energjetike.

Për mëtej, në kuadër të Nearshore-Outsourcing ofrojmë shërbime me çmime tejet të volitshme në përpunimin e proceseve speciale në lëminë e ekonomisë energjetike me sistemet aktuale të IT-të tilla si SAP IS-U, SIV kVASy ose KISTERS BelVis. Proceset të cilat ne mund ti marrim përsipër janë: përllogaritjen për faturim të furnizimit energjetik, menaxhimin e të dhënave energjetike dhe proceset e menaxhimit të furnizuesit. Në Back-Office ofrojmë shërbimet e kujdesit ndaj klientit si dhe menaxhim të ankesave. Reduktim drastik i shpenzimeve tuaja të procesit në këtë rast paraqet një vlerë të konsiderueshme të shtuar për ju. Ndërsa personi kontaktues dhe udhëheqësia e kompanisë sonë janë gjithmonë në dispozicion edhe në Gjermani

Në fushën e Customer Care Service 24/7, ju ofrojmë për çdo detyrë një zgjidhje të duhur! Këto shërbime përfshijnë, përveç shërbimeve telefonike shumë gjuhësore të konsumatorëve edhe mbështetje teknike & Helpdesk, këshillim të klientit, menaxhim të ankesave si dhe bëjmë anketa të konsumatorëve, hulumtim të tregut, caktim të termineve, menaxhim të E-Mail-ave dhe aktiviteteve të përgjithshme administrative.

Përveç kësaj, ne si kompani organizojmë konferencën me karakter ndërkombëtar Energy Market South East Europe të shoqëruar me panair përcjellës. Energy Market South East Europe vë në dispozicion një platformë, në të cilën vendimmarrësit nga ekonomia e energjisë dhe politika, investitorët potencial, përfaqësues të sektorit të teknologjisë e informacionit dhe komunikacionit, organizatat ndërkombëtare, mediat lokale dhe ballkanike mund të shkëmbehën mbi sfidat aktuale në implementimin e kërkesave të BE-së, mbi potencialin e energjive të ripërtëritshme në Ballkan, mbi teknologjitë e informacionit dhe komunikimit, mundësitë e investimeve, respektivisht për projektet e zbatuara apo të planifikuara. Gjatë panairit shoqërues të Energy Market South East Europe pjesëmarrësve iu ofrohet një spektër i gjërë mundësish për promovim, bashkëpunim, shkëmbim opinionesh e të tjera.

Konferenca e radhës do të mbahet më 15 dhe 16 tetor 2015.

Navigimi i shpejtë
x
Shtesat
Footer 3