Mirë se vini në evroenergie

Navigimi i shpejtë
2015

Navigimi

Energy Market South East Europe 2014

Energy Market South East Europe 2013

Energy Market South East Europe 2012

Ju dëshironi ta zgjeroni biznesin tuaj duke hyrë në tregje të reja?

Energy Market South East Europe 2015,    15 dhe 16 Tetor 2015, Prishtine, Kosove

Sektori i energjisë së Evropës Juglindore është çelës për rritje ekonomike rajonale, rritje prosperiteti dhe njëkohësisht hapës i derës në rrugën për në Bashkimin Evropian, duke marrë parasysh dhe faktin që përmes burimeve natyrore në Evropën Juglindore ofrohen mundësi të shumta për investime. Evropa Juglindore përmes themelimit të Komunitetit të Energjisë obligohet të përmbushë direktivat evropiane, gjë që i ballafaqon pjesëmarrësit e tregut me sfida të mëdha.

Tema si siguria e furnizimit me energji, zgjërimi i rrjetit, kursimi i energjisë, investimet dhe zhvillimi i projekteve në prodhimin e energjisë konvencionale dhe energjive të ripërtëritshme, si dhe zbatimi i obligimeve të liberalizimit janë vetëm një pjesë e problemeve aktuale në Evropën Juglindore.

Për t‘i diskutuar mes të tjerash sfidat përkatësisht mundësitë, evroenergie L.L.C me seli në Prishtinë, Republika e Kosovës ka krijuar me konferencën Energy Market South East Europe  një platformë të informimit dhe të komunikimit.

Bëhuni sponzor - Pushtoni Evropën Juglindore

Përmes specifikimit të qartë të lëmisë, konferenca Energy Market South East Europe 2015 ju ofron sponzorëve mundësi të shumta për tu pozicionuar në tregun e Evropës Juglindore dhe për të arritur audiencën e synuar.
Përdorni në mënyrë ofenzive konferencën e sivjetme Energy Market South East Europe 2015 dhe prezantoni kompaninë tuaj në një ambient ekskluziv. Krijoni kontakte dhe zhvilloni edhe më tej rrjetin tuaj rajonal dhe ndërkombëtar.

Përfitimet tuaja: 

  1. Ngritja e biznesit tuaj në një rrjet rajonal dhe ndërkombëtar
  2. Prezantimi si një partner për teknologjitë e së ardhmës
  3. Rritja e shkallës së afirmimit të markës suaj nëpërmjet vendosjes së logos, produkteve, shërbimeve dhe kompetencave tuaja, si dhe përmes publikimeve në media rajonale
  4. Konsolidimi i kontakteve ekzistuese dhe ndërtimi i kontakteve të reja me vendimmarrësit nga sektori i energjisë dhe politikës.

 Arta Shehu

 Conference Manager                                          arta.shehu@evroenergie.com                                                            Tel.: +381 (0) 38 223 481

 Vjosa Kupina

 Conference Manager                                     vjosa.kupina@evroenergie.com                                                          Tel.: +381 (0) 38 223 482

 

Navigimi i shpejtë
x
Shtesat
Footer 3