Mirë se vini në evroenergie

Navigimi i shpejtë
Konsulencë

Navigimi

Shërbimet

Shërbime kualitative këshilluese

Individuale dhe të përshtatura për kompaninë tuaj

Në tetor të vitit 2005 Bashkësia Evropiane dhe një numër i konsiderueshëm i shteteve të Evropës Juglindore nënshkruan traktatin Athinës për themelimin e Bashkësisë Energjetike të Evropës Juglindore, përmes së cilës tregu i brendshëm energjetik evropian duhet të zgjerohet në shtetet e Evropës Juglindore. Përmes këtij traktati shtetet e Evropës Juglindore obligohen ta zbatojnë Ligjin energjetik të Bashkësisë Evropiane, të zhvillojnë një kornizë adekuate rregullative dhe ta liberalizojnë tregun energjetik. Përmes kësaj paraqiten shanca të mëdha dhe sfida për akterët e tregut, në njërën nga regjionet në zhvillim dhe më interesante evropiane. Tema të tilla, si siguria e furnizimit me energji, zgjerimi i rrjetit, kursimet e energjisë, investimet dhe zhvillimi i projekteve në lidhje me prodhimin e energjisë konvencionale dhe energjive të rinovueshme, si dhe zbatimi i angazhimeve të liberalizimit të tregut energjetik janë vetëm një pjesë e problemeve aktuale në Evropën Juglindore.

Me ekspertizën tonë të gjerë, ne ofrojmë zgjidhje gjithëpërfshirëse. Si rezultat i fokusit strikt mbi tregun e energjisë, profesionistët tanë kanë përvojë të thellë praktike dhe ekspertizë të shkëlqyer profesionale, për t’u ju përcjellur në shfrytëzimin e mundësive më të reja dhe për të zgjidhur problemet aktuale. Që nga hapja e tregjeve të energjisë, ne si një grup mbështesim TOP-lojtarët në industrinë e energjisë në drejtim të ndërmarrjeve të tyre duke u bazuar në udhëzimet e politikës energjetike të Bashkimit Evropian. Për më shumë se dhjetë vjet kemi mbështetur identifikimin, plotësimin dhe mbajtjen apo ruajtjën e pozicioneve të favorshme konkurruese në treg.

Ju ndihmojmë me dëshirë në shfytëzimin e potencialit tuaj. Ekspertët tanë posedojnë Know-How të mjaftueshëm për t'ju mbështetur në zhvillim progresiv, kualitativ dhe konsekuent të ndërmarrjës suaj, gjithmonë në bazë të kushteve të ndryshimeve të tregjeve energjetike të Evropës Juglindore.

Në këto vitet e fundit evroenergie L.L.C. ka përpiluar disa studime, ndër të cilat janë:

1. Studimi për Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH:

Link: Energjia e ripërteritshme si shans i zhvillimit ekonimik të Kosovës

2. Studimi për Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH:

Link: Proceset e reja për krijimin e vlerës së shtuar në sektorin e metalit për përmirësim të teknologjive të energjisë (BRE & EE)

3. Studimi për Energy Community:

Link: Development of Best Practice Recommendations for Customer Switching in the Energy Community

4. Studimi për Konrad Adenauer Stiftung:

Link: Roli i Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë dhe Eficienca në Zhvillimin Ekonomik të Komunave

Navigimi i shpejtë
x
Shtesat
Footer 3