Mirë se vini në evroenergie

Navigimi i shpejtë
Aktuale

Aktuale

Energy Market South East Europe 2015

Energy Market South East Europe 2014

Historiku dhe Objektivat

Sektori i energjisë së Evropës Juglindore është çelës për rritje ekonomike rajonale, rritje prosperiteti dhe njëkohësisht hapës i derës në rrugën për në Bashkimin Evropian, duke marrë parasysh dhe faktin që përmes burimeve natyrore në Evropën Juglindore ofrohen mundësi të shumta për investime. Evropa Juglindore përmes themelimit të Komunitetit të Energjisë obligohet të përmbushë direktivat evropiane, gjë që i ballafaqon pjesëmarrësit e tregut me sfida të mëdha.

Tema si siguria e furnizimit me energji, zgjërimi i rrjetit, kursimi i energjisë, investimet dhe zhvillimi i projekteve në prodhimin e energjisë konvencionale dhe energjive të ripërtëritshme, si dhe zbatimi i obligimeve të liberalizimit janë vetëm një pjesë e problemeve aktuale në Evropën Juglindore.

Për t‘i diskutuar mes të tjerash sfidat, përkatësisht mundësitë, evroenergie L.L.C me seli në Prishtinë, Republika e Kosovës ka krijuar me konferencën Tregu Energjetik Evropa Juglindore një platformë të informimit dhe të komunikimit.

Konferenca u mbajt me sukses më 10 dhe 11 tetor 2013 në Prishtinë, Kosovë

Energy Market South East Europe 2013

Tregu Energjetik Evropa Juglindore 2013 vë në dispozicion një platformë mbi të cilën vendimmarrësit nga ekonomia energjetike dhe politika mund të shkëmbehen drejtpërdrejtë me njëra-tjetrën në lidhje me sfidat aktuale, mundësitë e investimeve dhe trendet e së ardhmës. Gjithçka sillej rreth këtyre temave:

  • Direktivat evropiane dhe ndikimi i tyre në tregjet energjetike të Evropës Juglindore
  • Paketa e tretë e tregut të përbashkët të BE-së kërkon veprim të menjëhershëm
  • Sfidat për energjinë konvencionale dhe integrimi i energjive të rinovueshme
  • Potencialet e investimit dhe përvojat në dhe nga Evropa Juglindore

Informacionet rreth programit dhe profileve të larta të folësve mund ti gjeni këtu si skedar për shkarkim.

Informacionet rreth programit dhe profileve të larta të folësve mund ti gjeni këtu në web.

Gjithashtu mund t'ju ndihmojmë edhe përmes telefonit: +381 (0) 38 223 481

Ju mirëpresim në Prishtinë.

Me përkrahje nga:

ADA - Austrian Development Agency, SIV.AG, bofest consult GmbH, LEM Ingenieurbüro Last- und Energiemanagement, Babcock Borsig Steinmüller GmbH, Kisters, ECG Erdgas-Consult GmbH, SHERK - Kosovo Renewable Energy Association, Konrad Adenauer Stiftung, Bundesverband für Wirtschaftsförderung und Außenwirtschaft - Global Economic Network e.V. (BWA)

Navigimi i shpejtë
x
Shtesat
Footer 3