Mirë se vini në evroenergie

Navigimi i shpejtë
Outsourcing

Navigimi

Outsourcing

Ekzekutim të proceseve me çmime më të lira

Me ne krijoni avantazh vendimtarë në raport me konkurencën tuaj

Ekzekutimi i proceseve me çmime tejet të volitshme dhe me një cilësi të lartë, është bazë e suksesit dhe profitabilitetit të një ndërmarrjeje. Eksperienca e punonjësve tanë dhe trajnimi i tyre në industrinë e energjisë, bënë që proceset të kryhen në mënyrë të besueshme me cilësi të standardeve gjermane nga Prishtina, Kosova. Personi kontaktues dhe udhëheqësia e kompanisë sonë janë gjithmonë në dispozicion edhe në Gjermani.


Portfolio i shërbimeve tona

Si partner i pavarur ofrojmë shërbime rreth përpunimit të proceseve tuaja duke respektuar kushtet e kërkuara nga rregullatori. Ne kryejmë për ju përllogaritjen për faturim të liferimit të energjisë, shfrytëzim të rrjetit për furnizim, menaxhim për furnitor, menaxhim i të dhënave energjetike dhe komunikim në mes të akterëve në treg me IT-softwarët aktual në industrinë energjetike. Ne gjithashtu ofrojmë mundësinë e marrjës përsipër të punëve, siç janë shërbimet e kujdesit ndaj klientit si dhe menaxhimit të ankesave.

Profesionalizmi gjerman është përparësia jonë

Ne jemi kompani e pavarur, e cila ofron një portfolio të gjërë mbi shërbimet mbështetëse përgjatë zinxhirit të vlerës së industrisë energjetike.

Me ne si kompani Nearshore-Outsourcing nuk mbetët asgjë anonime. Personi kontaktues i kompanisë sonë është gjithmonë në dispozicion edhe në Gjermani.

Me punonjësit tanë që zotërojnë të gjithë gjuhën gjermane, dhe me një ngritje të lartë akademike, ofrojmë cilësi të lartë dhe besueshmëri, me një çmim shumë atraktiv.

Punonjësit tanë kanë jetuar dhe janë kthyer nga vendet gjermano-folëse, për këtë arsye nuk do të ketë bariera kulturore, por parakushte shumë të mira për një bashkëpunim mjaft efektiv.

Navigimi i shpejtë
x
Shtesat
Footer 3